13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Rrustemi, Hykmete Bajramit: E keni bërë Isa Mustafën si “tavolinë suedeze”

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka vazhduar replikimin me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajramin rreth raportit të “Transparency International”, për luftën kundër korrupsionit.

“Grafikonin të cilin Hykmete Bajrami nuk dëshiron që ju ta shihni. Sipas organizatës Transparency International, Kosova ka pasur më së shumti pikë në luftën kundër korrupsionit në dy vitet e fundit”, ka shkruar Rrustemi.

Por Bajrami i ka reaguar atij duke i thënë se “në vitin 2014 kur Qeveria e LDK-së/Qeveria Mustafa erdhi në pushtet Kosova shënonte 33 pikë në Raportin e Trasparency International, në vitin e 2017 nën qeverisjen tonë vendi ynë shënoj 39 pikë, dmth.  për 3 vite 6 pikë progres”.

E sipas Rrushtemit, zyrtarët e LDK-së po e trajtojnë ish-liderin e tyre Isa Mustafa si “tryezë suedeze”.

‘”Hykmete Bajrami paska reaguar e qenka krenuar me Isa Mustafën Kryeministër, duke na treguar çfarë kishte fituar Kosova me të e sa shumë ka humbur që nuk e kemi. Liderin e tyre Isa Mustafën e kanë bë si tavolinë suedeze, kur ja përmend Vuçiqi se e do Asociacionin e Isa Mustafës me 2015 këta struken, bëhen sikur se kane njohur kurrë, na bëhen “Rrugë e Re”, a kur i gjejnë ndonjë gjë sa për ta përdorë thirren në të. Nëse paska qenë i mirë pse nuk e mbajtët kryetar”, ka shkruar Rrustemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit