Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili në emisoni “InfoNata” në Tëvë 1 ka deklaruar se tashmë është përgaditur edhe pakoja e dytë e sanksioneve e që siç tha ai, do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.
Rrustemi tha se për një gjë të tillë ai nuk është në dijeni dhe nuk e ka thënë askush nga Bashkimi Evropian.
“Unë Lutfi Hazirin nuk e marrë seriozisht, por deklarimet e tij janë të habitshme se si përkujdeset dhe ku e gjene gjithë këtë zell për të afirmuar aspekte krejtësisht të dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës e që shkojnë në dobi të Serbisë. Z.Haziri ka thënë se nga fundi privatizimit të ndërmarrjeve publike të Kosvës 80 për qind i takojnë Serbisë e 20 për qind punëtorëve, ai e ka mundësuar decentralizimin që ka shërbyer si bazë për Asociacionin, z.Haziri tashmë deklaron dhe paralajmëron gjëra të tilla që unë nuk i di dhe nuk i ka thënë askush nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Ai më tej, tha se nëse BE e ka qëllim dialogun dhe normalizimin, atëherë vendosja e masave do të ndikonte negativisht.
“Por, çfarëdo mase… Unë nuk kam dëgjuar për masa të tilla… masat që tashmë janë në fuqi janë të padrejta për Kosovën dhe nuk i kontribuojnë dialogut politik me Serbinë, nuk i kontribuojnë normalizimit dhe unë besojë se çfarëdo mase tjetër e vështirëson dialogun. Nëse BE e ka qëllim dialogun dhe normalizimin këto janë veprime kontradiktore. Nuk mund të këtë masa.