Sot në Shqipëri është arrestuar Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pas këtij arrestimi u përjashtua me shpejtësi nga partia. Mujeci dyshohet për trafikim të drogës, ndërsa arrestimi i tij nga policia shqiptare nga ngjallur shumë reagime.
Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe Adnan Rrustemi, deputet i VV-së.
Ai ka pretenduar se me gjasë as prindërit nuk i kanë ditur veprimet e Mujacit.
“Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij.
Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin.” – shkroi ai.
Rrustemi e kritikoi edhe opozitën për deklaratat rreth Mujacit.
“E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës.” – shtoi ai.