-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Rrustemi e kritikon opozitën, pretendon se as prindërit s’i kanë ditë veprimet e Mujacit

- Advertisement -

Sot në Shqipëri është arrestuar Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pas këtij arrestimi u përjashtua me shpejtësi nga partia. Mujeci dyshohet për trafikim të drogës, ndërsa arrestimi i tij nga policia shqiptare nga ngjallur shumë reagime.

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe Adnan Rrustemi, deputet i VV-së.

Ai ka pretenduar se me gjasë as prindërit nuk i kanë ditur veprimet e Mujacit.

“Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij.

Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin.” – shkroi ai.

Rrustemi e kritikoi edhe opozitën për deklaratat rreth Mujacit.

“E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës.” – shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit