Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka theksuar që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për njerëz normal e jo për performanca.
Postimi:
A mundet një ministër të qeverisë me grimasa, por pa shpjeguar qartë si sigurohet buxheti dhe ku po shkon ekonomia?
Hekuran Murati flet shumë, por shmang thelbin.
Poston grafikë, por jo përgjegjësi.
Bën marketing, por jo politika normale.
Ky vend nuk ka nevojë për performanca,
por për njerëz normal dhe politika serioze.
Qytetarët meritojnë përgjigje, jo shfaqje.






