17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Rrusta: Në sytë e ndërkombëtarëve Serbia është duke bëra hapa tutje, Kosova po ia lehtëson Vuçiqit

- Advertisement -

Nënkryetarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se nuk e ka pritur as këtë herë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel që të jetë pozitiv.

Ajo e kritikoi Qeverinë e cila sipas saj nuk ka bërë asgjë për të propozuar diçka të re.

“Këto deklaratat e sotit, mos dakordime të tilla ka pasur edhe më herët, se besoj që dikush në Kosovë ka pritur që ka me pasur një hap pozitiv. Kryeministri Kurti nuk i ka kaluar caqet e çka nënkupton dialogu i Brukselit brenda konzezuzit që janë pajtuar edhe qeveritë e kaluar të Kosovës, pra krejt çka po i ndodhë Kosovës sot është që ai po ankohet që i ka trashëgua, mirëpo unë po e kritikoi që nuk i ka tejkaluar këto caqe, pra duke e propozuar një opsion të ri për Kosovën në zgjidhje në raport me Serbinë, dhe një paqe të përhershme në raport me ta. Ne e dimë që ka pas fleksibilitet prej Bashkësisë Ndërkombëtare, e dimë edhe deklaratën e famshme të Escobar i cili ka thënë se nëse ka pajtueshmëri mes dy vendeve edhe për ripërcaktim të kufijve çfarëdo që është e përshtatshme për ta. Mirëpo e kemi një Qeveri që duhet me e kritikua që është që katër vite në Qeveri dhe nuk ka bërë asgjë për me e propozua diçka të re”, deklaroi Rrusta.

Ajo tha se në sytë e ndërkombëtarëve Serbia është duke bëra hapa tutje. Sipas saj, Kosova është duke ia lehtësuar Vuçiqit me “qenë viktimë në sytë e perëndimit”.

“Serbia për momentin në sytë e ndërkombëtarëve është duke bërë hapa tutje, Serbia është në atë pozicion e cila nëse i tolerohet disi edhe me qenë me Rusinë dhe me perëndimin, mirëpo Kosova nuk e ka këtë mundësi dhe Kosova që po më pengon shumë është që ia ka lehtësuar Vuçiqit me qenë viktima në sytë e perëndimit, ne jemi shtet i pavarur dhe duhet me marrë përgjegjësi për veprimet tona, nuk jemi më viktima, jemi të pavarur”, tha ajo.

Në fund, Rrusta tha se Serbia duhet me kërkua falje për krimet e bëra.

“Serbia duhet me kërkua falje për krimet e bëra, mirëpo ne duhet me u shërua pavarësisht kërkim faljes së tyre, pavarësisht çfarë është Serbia ti nuk guxon në asnjë mënyrë me i ngjasuar asaj duke ia kthyer, ti e ke fituar luftën për çlirim, për liri dhe barazim.  Vuçiqi është në pozicionin ideal të viktimizimit dhe të favorizimit nga Bashkësia Ndërkombëtare për shkak të pozicionit gjeopolitik “, tha ajo në emisionin :”Ditari” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit