Teutë Rrusta nga PSD-ja ka reaguar në lidhje me grantin që vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, e fitoi nga Ministria e Bujqësisë.
Rrusta përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vëllezërit e Fitore Pacollit po dalin me qenë etapa të ndryshme të një pushteti të pistë.
Ajo tutje ka thënë se njëri kishte linçimet në dorë, përmes një faqeje në Facebook, ku ishte obliguar ta mbyllte, ndërsa tjetri ka marrë fonde me firmën e hapur tri ditë para aplikimit/
Postimi i plotë:
Vëllezërit e Fitore Pacollit po dalin me qenë etapa të ndryshme të një pushteti të pist.
Njëri kishte linçimet në dorë, përmes një faqeje në fb., ku ishte obliguar ta mbyllte, më në fund. Dhe ky i dyti që vjelka fonde me frimen e tij të hapur tri ditë para aplikimit. 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë i paska fitu njeri.
Fitorja pushtet simbolik.
Këto janë të bëmat patriotike në kontekstin tonë.