8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rrugët top-prioritet i Qeverisë, miliona euro pritet të shpenzohen në vitin 2024

- Advertisement -

Një nga top-prioritetet e Qeverisë së Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë ndërtimi, asfaltimi dhe zgjerimi i rrugëve. Kjo pasi me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ekzekutivi ka paraparë qindra-miliona euro për projekte të ndryshme infrastrukturore.

Mirëpo, asnjë cent nuk është destinuar për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë dhe asaj Prishtinë-Pejë.

Qindra miliona euro të buxhetit prej 3.3 miliardësh, të paraparë për vitin e ardhshëm, do të shkojnë për ndërtimin, asfaltimin dhe zgjerimin e rrugëve.

Ekzekutivi ka paraparë buxhet mbi 265 milionësh për 2024-n për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk është paraparë asnjë cent për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugëve magjistrale Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë, por mjetet e planifikuara për sivjet janë bartur për vitin 2024, me rreth mbi 30 milionë.

Për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Gjilan-Konqul janë bartur 17 milionë. Ndërkaq, 500 mijë euro janë paraparë për rehabilitimin e rrugës në segmentin Kishnicë-Bresalc, 800 mijë euro për ndërtimin e rrugëve përgjatë brezit kufitar, segmenti Sfircë, Zhujë, Shahiq, Liskocë dhe Dragoc, Sedllar e Kranidell.

600 mijë euro janë ndarë për rehabilitimin e rrugës Mitrovicë-Bajgorë-Kaçandoll-Kërpimeh. 500 mijë euro janë paraparë për ndërtimin e unazës së madhe në Petrovë-Reçak-Belincë-Shtime, si dhe 300 mijë euro për rrugën Godanc – Rashnicë – Muzeqinë- Shtime.

660 mijë euro janë paraparë për ndërtimin e nënkalimit të stacionit të trenit dhe për ndërtimin dhe asfaltimin e disa rrugëve në Podujevë.

Në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, qindra miliona euro janë ndarë edhe për ndërtimin e urave, rregullimin e kanalizimeve dhe ndërtimin e objekteve.

1 milion euro janë paraparë për ndërtimin dhe rinovimin e kampit Belveder në Mitrovicë, 1 milion për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Rahovec, 850 mijë për sallën koncertale në Prishtinë, ndërkaq mbi 433 mijë euro për objektin e ri të Komunës së Shtimes.

Po ashtu, 950 mijë euro pritet të destinohen për rregullimin dhe rehabilitimin e pellgut të Drinit të Bardhë. Miliona euro janë planifikuar të shpenzohen edhe në projekte të Shëndetësisë, Arsimit, Mbrojtjes e të Sigurisë. /RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit