4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rrugët ilegale në veri, pak shpresë se mund të mbyllen

- Advertisement -

Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në Veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.

Me to po krenohet edhe i pari i ekzekutivit.

Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare i ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.

 “Prej rastit të Banjskas prej 24 shtatorit e këndej janë ba plane tjera dhe janë katërfishu patrullat dhe KFOR-I e ka shut patrollimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e  sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë,”  Rrahman Sylejmani- Koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

Pengimi i tërësishëm i kontrabandës në veri, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të bëhet vetëm me një kusht.

“ Kemi pas vazhdimisht hyrje ilegale coftë të mallrave poashtu të grupeve terroriste, vigjilenca poashtu monitorimi i kufirit është shtu ka pas tentim për bllokimin e rrugëve ilegale por është një perimetër i kufirit mjaft i gjanë dhe kur nuk ka vullnet pala tjetër për ketë vetëm nga një palë është goxha e zorshme,” ka thënë Fidan Ukaj-Analist

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës pjesë janë mbyllur 27 rrugë ilegale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit