8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rrugës për në Rashkë, Vuçiq: Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rrugës për në Rashkë tha se “cilido qoftë vendimi i popullit serb” për barrikadat, ai do ta pranojë.

Poashtu, ai tha se deri në “çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim”.

“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët nga Kosova. Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”, ka shkruar Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit