-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Rrugë të shpejta për në NATO dhe BE nuk ka”

- Advertisement -

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në emisionin “ResPublika” me Zijadin Gashin në Tëvë1 tha se rrugë të shpejta për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian nuk ka.

Sipas saj nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, shteti ynë duhet ta shfrytëzojë momentumin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas anëtarësimi në NATO dhe në BE është i pamundur në këtë kohë.

“Rrugë të shpejta nuk ka, dëshirat janë tjetër çka, mirëpo. Po e them prapë. Institucioni ku i kemi mundësitë reale për anëtarësim është Këshilli i Evropës, sepse vendimet merren me shumicë, nuk kërkojnë konsensus. Për NATO, për Bashkim Evropian kërkohet konsensus. Është vështirë të mendohet se si do të ndodhte anëtarësimi i Kosovës në NATO pa na njohur të gjitha vendet anëtare të aleancës. Marrëveshja e anëtarësimit, instrumentet duhet të ratifikohen nga Parlamentet respektive  të vendeve anëtare. Pra Spanja duhet ta ratifikoj. Ne duhet të jemi realist”, është shprehur Çitaku. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit