6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rruga që vendet e Ballkanit duhet të ndjekin për në Bashkimin Evropian

- Advertisement -

Administrata Biden përmes të dërguarve të saj në Ballkan, po ua bënë të qarta qeverive të rajonit për rrugën që duhet të ndjekin për integrim në Bashkimin Evropian.

Së fundmi ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike, u ka bërë thirrje autoriteteve në Podgoricë, se ky vend ka nevojë për një qeveri që dënon agresionin rus në Ukrainë, që rritë angazhimin e ushtrisë në NATO dhe që përkrah sovranitetin e fqinjëve përfshirë edhe Kosovën.

Presidenti malazez, Jakova Milatovića, ka mandatar tanimë Milojko Spajić për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

E sipas njohësit të çështjeve politike në Mal të Zi, Nikollë Berishaj, thotë se ambasadorja amerikane këto mesazhe ia ka përcjellë qeverisë së ardhshme malazeze.

“Zotëri Spajić që sot është mandatar për krijimin e Qeverisë … t’i bëhet e qartë se çfarë kërkon Bashkimi Evropian, çka kërkon NATO-ja për të plotësuar si detyra shtëpie … kështu që është një lloj tërheqje e vëmendjes … por edhe e vërejtjes se kujdes kë do të merrni në qeveri sepse rrugëtimi juaj pro-evropian është ky për ndryshe do të shkoni në drejtimin tjetër”, tha Berishaj.

Këto reagime të të deleguarave amerikanë, Belgëzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale, i sheh si kërkesë që vendet e rajonit të harmonizojnë politikat e tyre me ato perëndimore.

“Qëndrimet e fundit të ambasadorëve amerikan në rajon janë vazhdimësi e qëndrimeve të kësaj administrate, që nënkupton që në politikën e jashtme shtetet e rajonit duhet të radhisin politikat e tyre të jashtme në përputhje me politikën e jashtme veri-atlantike, pra që nënkupton në përputhje me politikën e jashtme të BE-së në raport me sanksionet ruse por edhe të NATO-s në përgjithësi. Ndërkaq nga perspektiva e brendshme nënkupton respektimin e integritetit territorial të vendeve në fqinjësi, të sovranitetit të tyre dhe në kundërshtim me politikat neonacionaliste për projekte të bashkimeve kombëtare të themi kështu”, vlerësoi Kamberi.

Për rrugën që Kosova duhet të ndjek për anëtarësim në BE, të mërkurën është deklaruar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff  Howenier. /Tëvë1/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit