5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Rruga Prizren-Tetovë, Gashi ngre dyshimet: Ka indikacione se persona të afërt me pushtetin po blejnë tokë

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se ka indikacione se njerëz të afërt me pushtetin janë duke blerë tokën, ku pritet të bjerë rruga Prizren – Tetovë.

Gashi ka thënë se prokuroria duhet të nisë hetimet, pasi traseja është bërë e ditur tashmë dhe se tokat në atë pjesë janë shtrenjtuar.

“…E kanë nisë një projekt të rrugës për Tetovë, fatkeqësisht aty duhet me shku prokuroria, sepse në një farë forme traseja është bërë e ditur. Janë duke shkuar çmimet atje të tokave në shpronësim, që thoshin në farë vakti për qeveritë të kaluara, keni me u habitë sa shtreth janë tash. Atje prokuroria duhet të hetojë, sepse ka indikacione se janë duke blerë tokë persona të afërt me pushtetin. Dhe njerëzit që po dojnë me shku atje me ble për arsye të biznesit s’po ka shanca me shku atje. Pra, ka indikacione që manipulime për të cilat VV-ja i akuzuar ashpër e nganjëherë shumë drejt qeveritë e kaluara… Duhet me këqyrë prokuroria në detaje”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, më 22 nëntor të këtij viti Qeveria ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren – Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë – Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren – Jug.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit