Ditë më parë Ministri i infrastrukturës Librun Aliu në një postim në facebook tha se punimet në rrugën Prishtinë -Podujevë po avancojnë, pa përmendur ndonjë afat se kur do të kryhet kjo rrugë e në të cilën punohet me vite të tëra.
Kontrata parasheh që rruga të përfundojë për 365 ditë pune, por qytetarët që kalojnë aty thonë se po punohet ngadalë dhe se punimet e tyne po u shkaktojnë telashe shëndetësore shkaku i pluhurit dhe dëmtim të veturave.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa ka thënë se shkaku i politikës populliste të Qeverisë, është kjo gjendje e rrugës Prishtinë- Podujevën por edhe e gjithë Kosovës.
Mustafa ka kritikuar qasjen e Qeverisë në të gjitha çështjet e vendit, pasi sipas tij kjo Qeveri nuk sjell progres, nuk ka vizion e madje as dije e aleatë.
Politikat e tyre populliste e kanë sjellur në këtë gjendje rrugën Prishtinë- Podujevë, por edhe krejt Kosovën. Nuk ka progres e vizion, madje as dije e aleatë në të gjithë çështjet e vendit”, tha Mustafa.
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se premtimet e dhëna dhe të parealizuara nuk mund të fshihen siç mendon Qeveria, sepse qytetarët çdo ditë e vuajnë vështirësinë e qarkullimit në atë rrugë.
“Mendësia se premtimet e dhëna dhe dështimet kalojnë pa u vërejtur është gabim i madh, sepse qytetarët në këto rrugë kalojnë çdo ditë dhe i përjetojnë këto vështirësi të mëdha’’, përfundoi Mustafa