3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

“Rruga e re e Republikës së Kosovës”, Abdixhiku të mërkurën nisë takimet e para

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të mërkurën do të nisë takimet e para me akterë të ndryshëm për të diskutuar mbi idenë e për “një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës”

Abdixhikua përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka ftuar për angazhim të përbashkët të shoqërisë sonë, atyre që besojnë në Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, në artikulimin e qartë të kësaj rruge. Kam ftuar në angazhim mbipartiak e përtejpartiak si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës.

“Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur”, ka shkruar ai.

Takimet e para të mërkurën kreu i LDK-së ka thënë se do ti zhvillojë me Opinionistë e gazetarë,Organizata të shoqërisë civile;Profesorë universitarë e ish diplomatë dhe Biznese nga sektori privat në vend.

“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror”, ka njoftuar kreu i LDK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit