0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Rruga e Kosovës drejt NATO-s

- Advertisement -

Kosova e sheh çështje urgjente anëtarësimin në aleancën më të fortë ushtarake, NATO-n.

Megjithatë anëtarësimi në organizatën veriatlantike shihet i vështirë për shkak se katër vende anëtare nuk e njohin Kosovën.

Kësisoj vendi ynë vazhdon të jetë jashtë edhe partneritetit për paqe me NATO-n.

Si shkak i pamundësisë që vendi ynë të jetë anëtare e plotë e kësaj organizate, njohësi i çëshjteve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se arritja e marrëveshjeve individuale për mbrojtje më shtetet përkrahëse të Kosovës do të ishte hap i mirë.

Megjithatë ai është skeptik se sa mund të arrihet kjo për shkak të buxhetit të tanishëm financiar që ka Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Si marrëveshje individuale për të qenë anëtare e kësaj structure të sigurisë mendoj që është më e vështirë …… nëse marrim parasysh faktin që buxheti që është ndarë për FSK-në, nuk mundëson apo garanton një lobim apo bashkëpunim individualisht me shtetet anëtare për të kryer obligime financiare për të arritur marrëveshje, siç është Marrëveshja e Paqes”, thotë Elezi për Tëvë1.

Tutje ai sqaron se çfarë mund të bëj Kosova në fazën që ndodhet aktualisht.

“Neve mund të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në, si një prej sponzorëve kryesor të kësaj strukture, apo edhe vendet e tjera që janë anëtare që kanë rol të rëndësishëm dhe janë të gatshme të mbështesin Kosova të jetë pjesë e NATO-s, tregon Elezi.

Por pavarësisht kësaj, njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj vlerëson që territori i Kosovës ka siguri të garantuar.

“Kemi prezencë të miqëve, partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët janë pjesë e NATO-s dhe kjo është një garancë e fuqishme se Kosova është e mbrojtur nga të gjitha rreziqet që mund t’i kanosen nga shtetet armiqësore që eventualisht kanë ambicie që ta sulmojnë. Deri në atë kohë që vendi ynë te jetë i zoti që të jetë pjesë e mekanizmave të sigurisë siç është NATO, ne duhet t’i shtojmë përpjekjet dhe të bëjmë përpjekje maksimale me partenërt tanë që të luftojmë që të jemi pjesë e Partneritetit për Paqe e po ashtu edhe NATO-s”, vlerëson Ukaj.

Qeveria e Kosovës, në mars të vitit të kaluar kishte themeluar grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Objektivi kryesor i këtij grupi u tha se është avancimi i procesit të integrimit në NATO, fuqizimi i pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit