6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rruga e Kosovës drejt Interpolit (Video)

- Advertisement -

Ka qenë Serbia, e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka lobuar pa ndalur kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Përpjekjet e disahershme të Kosovës për t`u anëtarësuar në Interpol kanë përfunduar me refuzim, por nëntori i sivjetmë është shansi për ta bërë këtë.

Të paktën kështu konsiderojnë njohësit e kësaj fushe, por që theksojnë se beteja e radhës për anëtarësim nuk duhet të nisë pa pasur dakordim të të gjitha shteteve.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se  Republika e Kosovës nuk duhet të nisë një betejë të radhës për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor, INTERPOL, pa pasur dakordim me shtetet që kanë shprehur hezitim për të votuar pro anëtarësimit.

Përpjekjet, disa herë të Kosovës për t`u anëtarësuar në këtë organizatë, kanë përfunduar me refuzim, por nëntori i sivjetmë është shansi për ta bërë këtë thotë ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani. Për këtë duhet lobim i madh, që sipas tij nuk po ndodh.

Ramadani, i tha RTK-së se vazhdimi i bashkëpunimit me Interpol përmes UNMIK-ut, nuk i bënë nderë shtetit.

Përpjekja e parë e Kosovës për anëtarësim në Interpol në vitin 2010, nuk ishte marrë fare parasysh nga Komiteti Ekzekutiv.

Në vitin 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Më 20 nëntor të vitit 2018 Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate.

Në vitin 2019, Kosova ka tërhequr kërkesën, ani pse ajo ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit