Të premten, Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku, e cila theksoi se tarifa e zakonshme prej 5 eurosh do të hiqet vetëm për këtë ditë, në mbështetje të protestës.
“Liria ka emër – drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës” – shkruan Balluku në një postim publik.
Vendimi vjen një ditë para protestës së paralajmëruar në sheshin Skënderbej në Tiranë (17 tetor) ku pritet pjesëmarrje masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.