21.9 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Rruga e Dukagjinit, Rama ndan pamje: Ndër segmentet më të rëndësishme të veriut, lidh Shkodrën me Gjakovën

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga e Dukagjinit, në aksin Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, ku shkruan se është një nga segmentet më të rëndësishme të veriut të vendit.

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.

Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj.

Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale.”-shkruan Rama krahas videos.

Të ngjashme

Të fundit