5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur (Video)

- Advertisement -

Rruga e drejtë më e gjatë në botë ndodhet në Arabinë Saudite, emri zyrtar i kësaj rruge është “Highway 10”. Kjo autostradë lidh dy qytete, qytetin Al Darb, në jugperëndim, me qytetin Al Bata, në lindje.

Ajo shtrihet për 1474 km, por shtrirja më e gjatë e kësaj autostrade të drejtë është saktësisht 239.79 km (149 milje) e gjatë, përmes shkretëtirës Rub-al-Khali, kështu që me të drejtë mban titullin e rrugës më të gjatë të drejtë në botë.

Është interesante se kjo autostradë jo vetëm që nuk ka kthesa, por as kodra. Kjo është arsyeja pse shoferët që kalojnë një rrugë në mes të asgjëje, fjalë për fjalë mund të bien në gjumë nga mërzia.

Kjo rrugë e drejtë më e gjatë në botë llogaritet se mund të përshkruhet për dy orë.

Gjobat për tejkalim shpejtësie mund të jenë “të mëdha”. Tejkalimi i shpejtësisë me 30 km/h në autostradë dënohet me gjobë deri në 2000 rialë saudit ose rreth 500 euro.

Përfaqësuesit e Guinness World Records, organizata që qëndron pas librit të rekordeve, raportojnë se rruga fillimisht ishte private e mbretit Fahd, i cili ishte sovran i Arabisë Saudite nga viti 1982 deri sa ndërroi jetë në vitin 2005.

Ndryshe, deri para disa vitesh, titulli zyrtar i rrugës më të gjatë të drejtë i përkiste seksionit të autostradës Australian Eyre me një gjatësi prej 146 km.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit