Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me postimin e tij ku akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës se “partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë” po bllokojnë “projektet madhore”. Murati po ashtu ka kërkuar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të kërkojë nga partitë tjera opozitare që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Lidhur me këto deklarata, Zogaj i LDK-së ka përmendur 5 projekte të Komunës së Prishtinës që, sipas tij, po bllokohen nga pushteti.