-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Rrufeja vret një person në Malësinë e Madhe

- Advertisement -

Një 51 vjeçar ka vdekur si pasojë e rrufesë që krijoi një shkëndijë elektrike në banesën ku po qëndronte.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe.

Ndërtesa u dogj pjesërisht, ndërsa personi ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit