31.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Rron Gjinovcit ia plasë zemrën Qeveria Kurti: Veç me dal me humb dikah, për 3 vjet 10 km asfallt

- Advertisement -

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti pasi shefi i saj Albin Kurti sot njoftoi për nisjen e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci shprehet i mllefosur e i zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

”Kur ke qeverisë kaq dobët 3 vjet, pikërisht qit sen e bon për 10km rrugë.
Argumenti “ata qe 20 vjet” s’dhezë n’këtë rast, se ju qe 3 vjet 10km po i nisni qitash”, ka shkruar ndër të tjera Gjinovci.

Postimi i plotë i Rron Gjinovcit:

Per 10km rrugë jon mledhë deputetë, ministra, zavendsa, maca, kuca, madje edhe kryeministri e po xhirojnë filma si në Hollywood. Kur ke qeverisë kaq dobët 3 vjet, pikërisht qit sen e bon për 10km rrugë.
Argumenti “ata qe 20 vjet” s’dhezë n’këtë rast, se ju qe 3 vjet 10km po i nisni qitash. Ata qe 20 vjet t’kanë shtru autostrada që ju hala sun pi ndriçoni e sun po ua ndreçni sinjalistikën dreqi e marrtë. Nime ata kanë vjedhë bre në fyt ju metshin, ama qikaq t’killaft s’jon konë.
Na populli n’zor prej atyne që vjedhshin, n’zor prej juve që s’dini, veç me dalë me hupë dikah 🤷‍♂️

Ndryshe, sot kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përcjellë nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Me këtë rast Kurti ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugorë.

“Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë, mirë e shpejt. Nga një rrugë në dy korsi, do të kemi rrugë nacionale me dy drjetime secila me nga dy korsi, dhe do të ketë edhe një korsi ndihmëse anëshe”, tha Kurti.

Por, kryeministri ka thumbuar edhe qeveritë e kaluara për mënyrën e ndërtimit të rrugëve.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatoijnë punët”, tha Kurti

Të ngjashme

Të fundit