0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Rron Gjinovci: Vetëvendosje po don me kap Fakultetin e Mjekësisë

- Advertisement -

Analisti Rron Gjinovci ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Fakultetin e Mjekësisë.

‘’Lëvizja VETËVENDOSJE! po dëshiron me kap Fakultetin e Mjekësisë në UP, duke e lëshuar një vendim të paligjshëm të cilin do ta kallëzoj penalisht sapo të nënshkruhet. Edhe pse nuk ka mjaftueshëm orë pune për me marrë profesorë të ri, këta po dojnë me leju që me 1 orë në javë ligjëratë të një landë obligative me mujtë njerëzit me u zgjedhë profesorë. Kjo bahet për me i shti profesora do asistentë të vet’’ ka shkruar Gjinovci.

Më tutje Gjinovci ka thënë se ky është krim ndaj cilësisë në arsim, krim ndaj buxhetit të UP-së.

Sa për informim një profesor në UP i ka minimum 6 orë në javë ligjërata, ka shtuar më tutje Gjinovci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit