Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj pjesëtarit të shoqërisë civile, Rron Gjinovci i cili e ka ofenduar Flutura Kusarin, për dukjen e saj.
Në një postim në Facebook, ai që ia mban vetes si i civilizuar dhe si pjesëtar i shoqërisë civile, përkrahësi i VV’së, Rron Gjinovci, e ka përqeshur Flutura Kusarin, për modelin e flokëve.
“Çfarë frizure”, është përshkimi tallës, ofendues dhe përqeshës i Gjinovcit, i cili në publik shpesh shet moral se si duhet të mbrohen gratë, si duhet të ndalohet seksizmi, fyerjet e shpifjet.
Ndaj tij ka reaguar gazetari Berat Buzhala, i cili ka qenë mjaft i ashpër. Madje ai tha se mes tij dhe Rronit nuk do të ketë më miqësi.
Ai e ka quajtur këtë të pa pranueshme dhe i ka bërë ‘bllok’ në rrjete sociale.
“Flutura eshte autoriteti ma i nalte i Kosoves, ne fushen e mediave, ne Evrope. Me e linçu ne kete forme? Me i hape komentet e egeresirave per nje nane, bashkeshorte, profesioniste, vec pse ty te shkon ne nerva?E papranueshme. Unfriend. Block”, ka shkruar Buzhala.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159245170376479&id=656691478&mibextid=Nif5oz