Një veturë e tipit ‘Volkswagen’ është rrokullisur në orët e mëngjesit të së hënës në fshatin Pogragjë të Klinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve të para, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra larg saj, në një arë.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit apo personave që ndodheshin brenda veturës në momentin e aksidentit.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan deri te aksidenti.






