11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rrokaqielli i famshëm në Khartoum përfshihet nga flakët

- Advertisement -

Ndërtesat kanë marrë flakë në kryeqytetin e Sudanit pas luftimeve të ashpra mes ushtrisë dhe forcave rivale.

Videot e postuara në internet të dielën treguan Kullën ikonike Greater Nile Petroleum Oil Company të përfshirë nga flakët.

“Kjo është vërtet e dhimbshme”, tha Tagreed Abdin, një arkitekt i ndërtesës, në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, sipas BBC.

Sulmet ajrore dhe betejat tokësore kanë vazhduar në Khartoum dhe qytete të tjera që nga fillimi i luftimeve në prill. Mbi një milion njerëz janë detyruar të largohen nga vendi, ka thënë OKB.

E vendosur pranë lumit Nil, qiellgërvishtësi 18-katësh i firmës së naftës është një nga monumentet më të njohura në Khartoum.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar djegien e strukturës konike të ndërtesës, e cila ka një fasadë xhami, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur.

Dhuna në Sudan filloi më 15 prill, e shkaktuar nga një luftë për pushtet midis drejtuesve të ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Ajo pasoi ditë tensioni pasi anëtarët e RSF-së u zhvendosën në të gjithë vendin në një lëvizje që ushtria e pa si një kërcënim.

Sudan Ëar Monitor, i cili ofron analiza të konfliktit, tha se RSF kishte sulmuar zonat e kontrolluara nga ushtria të shtunën, duke përfshirë edhe një bllok zyre në Ministrinë e Drejtësisë. Disa ndërtesa qeveritare raportohet se kanë marrë flakë si pasojë e sulmit.

Sulmet në objektet e ushtrisë vazhduan deri të dielën, thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve AFP.

Autoritetet shëndetësore njoftuan të dielën se të gjithë spitalet kryesore në Khartoum si dhe rajoni i Darfur ishin jashtë shërbimit.

Naëal Mohammed, 44 vjeç, e cila jeton të paktën 3 km nga përleshjet në kryeqytet tha se dyert dhe dritaret e shtëpisë së saj u drodhën nga forca e shpërthimeve.

Ajo i përshkroi betejat të shtunën dhe të dielën si “më të dhunshmet që nga fillimi i luftës”.

Sipas një grupi avokatësh pro-demokracisë, luftimet kishin vrarë “dhjetëra civilë” në Khartoum që prej të premtes.

Luftimet u raportuan gjithashtu në qytetin El-Obeid, rreth 400 km në jug të qytetit.

RSF ka luftuar për të marrë kontrollin e kryeqytetit dhe sulmet ajrore të ushtrisë kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicioneve të RSF-së.

Konflikti ka vrarë rreth 7,500 njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se pesë milionë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit