6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Rrobat e aksesorët, ja çmimet marramendëse në veshjet e VIP-ave shqiptarë! (Foto)

- Advertisement -

Jemi mësuar që të famshmit shqiptarë t’i shohim të kuruar deri në detaje kur prezantohen në videoklipe, intervista, koncerte e dalje publike.

Shumë prej artistëve zgjedhin marka të njohura ndërkombëtare për garderobën e tyre, si përshembull, Gucci, Prada, Balenciaga, Louis Vuitton e Channel – brende këto të cilat kapin shifra marramendëse.

Nëse ua hedhim një sy veshjeve të disa prej këngëtarëve, të veshur nga koka deri te këmbët me këso marka, shifra arrin shpesh herë edhe mbi 1 milion euro.

E nisim me Kidën. Artistja me miliona klikime në këngë e Instagram, në fillim të këtij muaji u shfaq me mbi 87 mijë euro në trup, raporton faqja “ShqipCloset”, transmton Klan Kosova.

Nga byzylyku i markës Cartier që bën hiç më pak se 43 mijë e 800 euro, deri tek vathët që kushtojnë 60 euro (shih totalin në postin më poshtë). Kujtojmë që kjo është VEÇ një ndër veshjet e Kidës që kap këtë shifër.

Edhe reperi Capital T, poashtu njihet për stilin e veshjes dhe markat e shtrenjta.

Një ndër paraqitjet e tij kushton rreth 20 mijë euro.

Në foton që shihni më poshtë, artisti posedon një orë të markës Rolex e cila kushton 19 mijë e 200 euro, atlete 110, bluza 149 dhe pantallonat 69 euro. Pra, vetëm një orë e Capital T-së, kushton sa një makinë me çmim mesatar.

Shumë para në veshje hedh edhe Nora Istrefi.

Në paraqitjen e saj me një veshje me ngjyrë ari e cila kushton 440, këngëtarja në dorë posedon edhe një orë mbi 11 mijë euro e këpucë mbi 1 mijë euro.

As Mozziku s’ia lë keq sa i përket shumave të mëdha të parave në paraqitje.

Një orë e tij e dorës e markës poashtu Rolex, kushton 35 mijë e 850 euro, ndërkohë një xhaketë e tij ngjyrë rozë kapi shifrën e rreth 4 mijë eurove.

Mbi 30 mijë euro për një (zh)veshje i ka shpenzuar edhe Era Istrefi.

Artistja e cila së fundmi u rikthye me këngë shqipe, harxhoi 710 euro për bikini, 350 euro për vathë, mbi 4 mijë euro për byzylyk dore e afër 25 mijë euro për orën e markës Cartier.

Hiç keq nuk ia lë as Loredana, ish-gruaja e Mozzikut.

Veshja që shihni më poshtë kap shifrën e 61 mijë e 839 euro. Veç një byzylyk i dorës të cilin e posedon reperja kushton 61 mijë e 500 euro.

Shtrenjtë vishet edhe Dhurata Dora.

Këngëtarja e njohur shqiptare shpenzoi rreth 8 mijë euro për një paraqitje në koncert.

Edhe Don Xhoni posedon një orë të shtrenjtë të markës Rolex, e cila kushton 11 mijë e 500 euro.

Poashtu një xhaketë e tij e zezë e markës Prada, kap shifrën e 2 mijë e 400 eurove.

Veç këtyre, edhe shumë të tjerë si Tayna, Dafina Zeqiri, Ghetto Geasy, Majk dhe Enca, shpenzojnë mijëra, shpesh miliona euro, për paraqitjet e tyre skenike.

Faqja “ShqipCloset” bën përmbledhjen e shumave dhe markave që artistët kanë blerë dhe i posedojnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit