X, rrjeti social i njohur më parë si Twitter, ka filluar të testojë me heqjen e titujve për lajmet e postuara në platformë.
Lëvizje fillimisht u raportua nga Fortune, përpara se pronari i X Elon Musk ka konfirmonte vetë.
Postimet do të përmbajnë vetëm një imazh dhe URL-në, me përjashtim nëse personi apo publikuesi i lajmit shton tekst tjetër.
Imazhi do të shërbejë si një lidhje për tek artikulli ndërsa nuk ka informacion se kur ndërfaqja e re do të debutojë apo nëse do të bëhet e disponueshme ndonjëherë.
Është diçka që Elon Musk e ka kërkuar duke thënë se përmirësim pjesën estetike të uebsajtit.
Sipas Fortune ndryshimi është menduar për të reduktuan lartësinë e postimeve në mënyrë që përdoruesit të kenë më shumë përmbajtje në ekran ndërsa Musk thotë se do të reduktojë postimet që kanë për qëllim të nxisin njerëzit ti klikojnë.