20.9 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

RRJEDHJA E VJOSËS Mustafa: Mos të trishtohen gazetarët që e promovuan

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar sulmet brutale që së fundmi presidentja, Vjosa Osmani ka drejtuar ndaj mediave. Për VOX Kosova, Mustafa tha se “Osmani ka sulmuar dhe akuzuar pa ndërprerë të tjerët”, përfshirë gazetarët dhe se sipas tij “një numri të mediumeve iu ka pëlqyer”.

“Është një rregull, që ata që duhen më së shumti hidhërohen më së shumti. Vjosa i ka sulmuar dhe akuzuar pa ndërprerë të tjerët: një numri të madh të gazetarëve dhe mediumeve iu ka pëlqyer, e kanë përkrahur dhe promovuar së bashku me Kurtin si lidere të shpresës dhe tani s’kanë pse trishtohen që ajo po i sulmon. Le ta provojnë pak edhe në lëkurën e tyre”, tha Mustafa për VOX Kosova.

Në një paraqitje para mediave, kryetarja e shtetit akuzoi rëndë gazetarët, pa fakte, duke i ndërlidhur me kriminelin serb, Milan Radojiçiç. Aludoi se përgjatë hetimeve për këtë të fundit, “kanë dalë bashkëpunëtorët e tij”.

“Kur hetohen Radojiçiç-at dalin bashkëpunëtorët e tyre dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, e kanë detyrë morale, e kanë detyrë ligjore që të hetojnë çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë planet për grusht-shtet, përfshirë rrezikimet e ndryshme që ia janë bërë e i bëhen Kosovës”, potencoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit