-0.6 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Rritje pagash dhe mirëqenie për familjet: Bedri Hamza nis shpërndarjen e zotimeve kryesore nëpër qytete (Video)

- Advertisement -

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.

Hamza ka qëndruar dje në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor.

Në një video të publikuar në Facebook, vërehet se ata kanë shprehur mbështetje për Hamzën dhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe janë të mobilizuar për fitoren e PDK-së.

“Zotimet tona kryesore për zhvillim dhe mirëqenie tashmë në duart e qytetarëve. Bashkë në Ferizaj, përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për produkte bazike dhe energjinë elektrike.

Link: https://www.facebook.com/share/r/1CSwF14iLu/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit