10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Rritje 66.5%”: Deputeti i VV-së krahason qarkullimin e bizneseve në 2023 me vitin pandemik

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i krahasojë të dhënat e pandemisë me vitin që kaluam.

Njëjtë së fundi ka bërë edhe deputeti i këtij subjekti politik, Armend Muja duke krahasuar vitin 2020 të qarkullimit të bizneseve me vitin 2023.

Ai ka thënë se ka pasur rritje 66.5 për qind, gjë që është e natyrshme, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e bizneseve ishin mbyllur ose kishin punuar me orar të reduktuar përgjatë pandemisë.

“Qarkullimi i bizneseve në Kosovë – bazuar në të dhënat preliminare të ATK-së, bizneset e Kosovës kanë raportuar qarkullim vjetor të vitit paraprak 2023 rreth 20 miliardë €, rritje kjo prej 66.5% krahasuar me vitin 2020. Tendenca e re është që deri në fund të mandatit të Qeverisë Kurti II qarkullimi i bizneseve do jetë dyfishi në terma absolut krahasur me vitin 2020.” – ka shkruar Muja.

Ai më pas ka thënë se edhe kontributi i bizneseve në tatim ka ndryshuar nga viti 2020 me vitin 2023.

Siç edhe mund të pritet, ai e ka konsideruar meritore për këtë Qeverinë, duke thënë se tash ka rend e ligj.

“Ngjashëm, kontributi i bizneseve në kuadër të tatimit në të ardhura të korporatave u dyfishua nga 85.3 milionë sa ishte në vitin 2020 në 183.8 milionë në vitin 2023. Rend e ligj, tatime tek shteti, e shteti shërbime për biznesin.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit