Qeveria e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e pagave për sektorin publik nga janari i vitit 2025.
Gjatë një konference për media, kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se koeficienti për paga në sektorin publik qëndron i njëjtë, por rritet njësia e koeficientit për “1”, përkatësisht me nga 0.5 në janar të vitit të ardhshëm, dhe 0.5 në korrik.
Ndërkohë, gjatë konferencës u prezantua një tabelë, përmes së cilës tregohet se sa rriten pagat për mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit dhe ushtarët.