28.6 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

“Rritja e pagave”, Sindikata e Sektorit Publik: Tallje, po promovojnë fukarallëkun

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025.

“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Një vendim i tillë nuk është mirëpritur fare nga Sindikata e Administratës Publike.

Kryesindikalisti Ali Gashi në një prononcim për Periskopin ka thënë se me shumën e rritur po promovohet varfëria në vend.

Ai tutje tha se kjo po bëhet me qëllim që zyrtarët public të detyrohen të lëshojnë punën dhe të ikin nga Kosova.

“Kjo është tallje e radhës që po iu bëhet të punësuarve të Republikës së Kosovës nga ana e Qeverisë. Unë s’kam pasë asnjë pritje ndryshe nga kjo sepse mendësia e tyre është këta thjesht e promovojnë fukarallëkun dhe e promovojnë në një formë që të iu jipet mundësua që pa vullnetin e tyre të gjejnë alternativa të tjera zyrtarët public duke e lëshuar edhe vendin e punës dhe duke gjetur alternative të tjera jashtë Kosovë”, ka thënë ai.

Gashi tutje tha se është shqetësim I madh, dhe se këtë nuk e pranojnë.

“Ne si Federatë Sindikale e Administratës Publike është e papranueshme dhe do të ngrisim zërin fuqishëm sepse kjo nuk ka qenë pritja jonë, kjo nuk respektohet as me inflacionin që ka ndodhë në Kosovë gjatë vitin 2023-2024, prandaj edhe theksoj se kjo është e papranueshme dhe shqetësim shumë i madh për zyrtarët publik”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Ndryshe, nga kjo rritje do të përfitojnë mësimdhënësit, policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilëve do t’u rriten pagat për 18 deri 20 për qind, sipas Kurtit.

Të ngjashme

Të fundit