11.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Rritja e mundshme e çmimit të rrymës, Azemi kritikon Qeverinë Kurti: Për katër vjet asnjë megavat më shumë nuk e kanë prodhuar

- Advertisement -

Në vend është rritur shqetësimi për mundësinë e shtrenjtimit të energjisë elektrike, pas kërkesave të dorëzuara nga KOSTT-i, KEDS-i dhe KESCO për shqyrtim të tarifave për vitin 2025. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar pranimin e këtyre aplikimeve dhe ka njoftuar se do të bëjë një vlerësim të detajuar përpara se të marrë një vendim në fund të marsit ose fillim të prillit.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, në “Debat Plus”, ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik nga Qeveria Kurti për gjatë katër vjetëve, duke theksuar se vendi nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve.

Azemi ka shtuar se mungesa e investimeve për rritjen e kapaciteteve vendore ka bërë që importi i energjisë të jetë i domosdoshëm dhe i shtrenjtë, duke e rënduar barrën mbi konsumatorët.

“(Kurti) Njëherë ka thënë kur flenë mbi qymyr nuk mundet qenë kaq shtrenjtë (energjia elektrike). Kur vjen në pushtet thotë e kemi rrymën lirë krahasuar me vendet në rajon dhe duhet me u shtrejtu, dhe justifikon shtrenjtimin. Realitet është diku tjetër, ajo çfarë dhe ka ndodh dhe ndodh është se prodhimi vendor nuk e mbërrin kërkesën që e kanë konsumatorët vendas. Dhe rrjedhimisht detyrohesh të importosh energji elektrike me çmime dhe kosto shumë të larta.

Pra ta zëmë në Kosovë prodhimi i energjisë elektrike prej termocentraleve aktuale është rreth 30 euro megavati. Ndërsa, çmimi në berzat ndërkombëtare, ku ne tregojmë energjinë elektrike është shumëfish më i lartë. Ta marrim berzën hungareze të energjisë eklektike dhe ta shohim që vitin e kaluar, 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike që është treguar ka qenë 100 euro megavati. Mirëpo, çka ndodh sepse ne nominimet për tregim të energjisë i bëjmë një do të me herët dhe ato 24 orë, ndahen orë me orë. Në vitin 2024, çmimi gjatë një ore të caktuar, në berzën ndërkombëtare të Hungarisë ka shkuar deri në 999 euro. Gati një mijë për një orë, për një periudhe të caktuar. Pra po e shohim që çmimi është drastikisht më i lartë se ai që e kemi i prodhimit në vend.

Dhe kësisoj ne obligohemi ta ndalimi energjinë elektrike, ta mos importojmë shkaku i çmimit të lartë ose kur importojmë duhet që ta paguajmë. Dhe këtë diferencë për shkak të hyrave maksimale që i lejon ZRrE-ja për të gjithë operatorët ekonomik i përcaktojnë tarifat dhe dikund duhesh me mbulu atë pjesë. Problemi është që ne nuk prodhojmë energji elektrike mjaftueshëm për me iu dhënë konsumatorëve. Dhe ky ka qenë telashi që kam pasur me qeverinë e  kaluar. Sepse për katër vite nuk patën mundësi të regjistrojnë asnjë megavat të energjisë, prodhim të ri të energjisë elektrike të vend për të reflektuar kundrejt importeve të energjisë elektrike. Dhe kësisoj kjo është trajektorja e çmimeve që ne kemi me ndjek”, ka thënë Azemi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit