Reformat e migrimit të nxitura kryesisht si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani, vazhdojnë të tërheqin kosovarët, duke ndikuar që trendi i emigrimit ende të vazhdojë në masë të madhe.
Sipas statistikave nga Instituti GAP janë 86% më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova, derisa sociologët thonë se këto shifra edhe mund të jenë të ekzagjëruara.
Historikisht vendi është përballur me largimin e qytetarëve drejt vendeve më të zhvilluara përëndimore.
Andaj edhe tash emigrimi mbetet faktor sfidues për vendin, trendet e të cilit vazhdojnë të luajnë rol të jashtëzakonshëm në zhvillimet ekonomike dhe politike.
Përkundër faktit që pjesa më e madhe e diasporës kosovare jeton në Gjermani, sipas Institutit GAP ndikim në ketë shifër përveç migrimit, numrit të lindjeve, mund të ketë edhe fakti që deri para pak vitesh shumë kosovarë në Gjermani regjistroheshin si shtetas të Jugosllavisë, Serbisë e Malit te Zi.
“Në vitin 2022 janë 542 mijë persona, ku 330 mijë prej tyre janë lindur në Kosovë. Kjo është një shifër që ka pësuar rritje nga 291 mijë në vitin 2010 në 542 mijë persona në vitin 2022, që rezulton 251 mijë apo 86% më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova”, thuhet nw publikimin e Institutit GAP”.
Reformat e migrimit të nxitura kryesisht si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani, vazhdojnë të tërheqin kosovarët, duke ndikuar që trendi i emigrimit ende të vazhdojë në masë të madhe.
Mirëpo për këto shifra sociologu Genc Xërxa thotë se mund të jenë të ekzagjeruara pikërisht për një arsye.
Sipas ndarjes gjinore nga Instituti GAP, nga vendi migruan rreth 53% burra ndërsa rreth 47% gra.