8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Rritja e madhe e çmimeve, eksperti i ekonomisë: Absurde sjellja e Qeverisë, po rritë frikën te qytetarët

- Advertisement -

Në Kosovë po vazhdon rritja e çmimeve të artikujve bazë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar.

Ai në një prononcim për Blic ka thënë se edhe më shqetësuese është që Qeveria nuk interesohet dhe e injoron krizën.

“Aq sa është shqetësuese rritja e çmimeve edhe më shumë është shqetësues mos interesimi, injorimi i qeverisë në raport me krizën, pra një qeveri që çdo ditë e më shumë të rritë dozën e frikës për faktin se ka vetëm dy përgjigje: Nuk mundemi dhe me absurdja, shprehen se Kosova nuk ka krizë”, tha ai.

Sipas Kadriajt, deklaratat e qeverisë tregojnë se ajo nuk ka sens të të qeverisurit.

“Pra këto deklarata aq sa janë injoruese, njëherësh janë shqetësuese për faktin se kjo qeveri të lë të kuptohet se nuk ka sens të qeverisurit, njëherësh sillet sikur të ishte qeveri e imponuar nga jashtë, për faktin se nuk merret me shqetësimin e qytetarit”, vlerëson eksperti i ekonomisë për Blic.

Këtu ai ka përmendur edhe kundërshtimin e VV-së për tërheqjen e parave të Trustit, derisa sipas tij, Armend Muja është Hajdari i kohës sonë, me injorimin total që bën.

“Pra, një përfaqësim siç është profili i Armend Mujës, që propozimin e quan jo serioz sepse ishte nga Hoti, sot vjen nga Haxhiu, nesër nga Hajdari, pra një deklarim i tillë është injorim total nga ky profil i tipit Muja, pra nëse është ndokush është Hajdar, pikërisht është Armend Muja duke ju kërkuar falje të gjithë atyre që bartin emrin Hajdar, pra Armend Muja nuk është as më pak dhe as më shumë se sa një Hajdar i kohës sonë”, deklaron Mustafë Kadriaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit