7.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Rritja e kriminaitetit në Kosovë shqetësuese, në vitin 2023 pati 40% më shumë vrasje

- Advertisement -

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës nga janari i vitit 2023 deri në nëntorin e të njëjtit vit, kishte rritje të vrasjeve në Kosovë për 40 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas shifrave, derisa në vitin 2022 kishte 20 vrasje në Kosovë, në vitin 2023 pati plotë 28 vrasje, tetë më shumë se para një viti dhe 40 për qind më shumë kthyer në përqindje.

Rritje kishte edhe në vepra penale me narkotikë për 23 për qind, transmeton Albanianpost.

Derisa në vitin 2022 kishte 69 raste, në vitin 2023 pati 85 raste, apo 23 për qind më shumë.

Statistikat nga Policia e Kosoves

Kosova u alarmua sërish edhe ditëve të fundit nga vrasja e një gruaje nga ish-burri i saj.

Vrasja ndodhi në Ferizaj, në Qendrën për Punë Sociale të premten e 12 prillit.

Veç saj, u plagos nga i njëjti person edhe vëllai i saj.

Policia ka konfirmuar se dorasi i dyshuar që ka kryer vrasjen është 36 vjeçar, ndërsa viktima 21 vjeçare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit