6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Rritja e çmimit të rrymës, Sefaj: Kujt po i shëbejnë këta njerëz? Pse të paguajmë për paaftësinë e tyre menaxheriale?

- Advertisement -

Shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike prej 15 për qind është paralajmëruar se do të ndodh nga data 1 prill.

Kjo, nuk u mirëprit fare nga qytetarët të cilët e kritikuan ashpër Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Madje, në shenjë pakënaqësie, më 5 prill në Prishtinë do të protestohet.

Protesta do të organizohet nga grupi “Asnjë cent më shumë”, i formuar nga Luan Hasanaj.

Rritja e çmimit të rrymës u diskutua sonte edhe në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Goxha i ashpër u shfaq analisti Ali Sefaj.

Sefaj pati shumë kritika, e ndër të tjera pyeti se “kujt po i shërbejnë këta njerëz?”.

“Komplet argumentet që këta i kanë dhënë janë të paqëndrueshme. Pse ne duhet t’i paguajmë humbjet e tyre? Pse ne duhet të paguajmë për paaftësinë e tyre menaxheriale? Pse ne duhet të paguajmë për keqmenaxhimin e tyre?”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit