8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rritja e çmimit të rrymës për 100%, Kurti në opozitë thoshte: “Është tepër shtrenjtë”

- Advertisement -

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka miratuar sot vendimin për rritje të çmimit energjisë elektike.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 kWh, tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Por, kryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës të tij në vitin 2019 kishte deklaruar se çmimi i rrymës nuk do të rritej, përkundrazi ai kishte thënë se çmimet do të ulen dhe kishte premtuar se pagesën e energjisë elektrike do ta bëjnë njëjtë si qytetarët e tjerë edhe banorët në veri të Kosovës.

“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike por e di që Contour Global-i nuk vjen në shprehje më, ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse është tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar Kurti më 26 shtator të vitit 2019.

Konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kilovat orë energji elektrike do të paguajnë 100 për qind më shumë.

Rrjedhimisht, për konsumatorët nën 800 kWh tarifa e ulët është 3 cent dhe e larta 7 cent, ndërsa tarifa e lartë për ata mbi 800 kWh, tarifa e lartë kushton 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit