Kriza e mundshme energjetike në stinën e dimrit, vlerësohet se duhet të merret seriozisht nga Qeveria. Njohës të energjetikës, numërojnë veprimet konkrete që ekzekutivi kosovar duhet t’i ndërmarrë.
Rritja e çmimit të rrymës në nivel global ka filluar që nga stina e verës.
Mbi 500 euro llogaritet të kushtojë një MgW energji elektrike.
Gjendja pritet të vështirësohet me ardhjen e stinës së dimrit.
Përkushtim të Qeverisë për këtë ka kërkuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Si situatë emergjente e ka vlerësuar njohësi i energjetikës, Vezir Rexhepi, duke renditur disa masa të cilat duhet t’i ndërmarrë Qeveria lidhur me këtë situatë.
Ndërkaq Burim Ejupi nga INDEP paralajmëron shtrenjtim të rrymës edhe më shumë se çka qenë vitin e kaluar.
Dimër të pasigurt sa i përket mbulueshmërisë me energji elektrike, ka kohë që ka paralajmëruar edhe KEDS-i.
Video: KËTU