Njohësi i ekonomisë, Dardan Sejdiu, ka thënë se rritja e çmimit të naftës, e ndikuar nga tensionet SHBA-Izrael dhe Iran, do të shkaktojë shtrenjtimin e produkteve të tjera deri në 100%.
“Nëse e shohim se çfarë po ndodhni konfliktin SHBA-Izrael me Iranin, është e qartë që nafta dhe gazi janë temat kryesore, dhe këto dyja janë boshti kurrizor i tregtisë botërore. Është e qartë se kjo nuk ka me qenë betejë as e lehtë dhe as e shpejtë”, tha Sejdiu.
Ai paralajmëroi se Irani do të veprojë ngadalë, duke përkeqësuar më tej situatën dhe ndikimin në tregjet globale.
Sejdiu ndër tjerash foli edhe për çështjen e energjisë në Kosovë.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:






