-2.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Rritet numri i vizitorëve të huaj, Kosova me çmimet më të larta në rajon

- Advertisement -

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i vizitorëve të huaj në Kosovë është dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar.

Derisa në vitin 2021 kanë qenë 16519 vizitorë, nga fillimi e deri në mars të këtij viti kanë qenë 30274 vizitorë të huaj.

Këtë e sheh pozitive kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Megjithatë me rritjen e vizitorëve, janë rritur edhe çmimet.

Sipas Sogojevës, shkaku është se qeveritë deri më tash nuk i kanë kushtuar prioritet turizmit.

Megjithatë së fundmi u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë edhe në aspektin e turizmit.

Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për tëvë1 u shpreh se do të ketë një ofertë të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket turizmit malor.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj në këtë vit është nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit