Home Lajme Botë Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, rreth 3000 të vdekur deri më tani

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, rreth 3000 të vdekur deri më tani

0
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, rreth 3000 të vdekur deri më tani

Më shumë se 3000 njerëz janë vrarë nga tërmeti i fuqishëm dhe pasgoditjet e së shtunës në Afganistan, tha qeveria talebane të dielën, tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur vendin.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi të hënën pasgoditje me magnitudë 5.9, 4.9 dhe 4.7 ballë në zonat rurale.

Tërmeti i së shtunës me magnitudë 6.3, i ndjekur nga tetë pasgoditje të forta, tronditi zonat e vështira për t’u arritur pranë Heratit, shumë ndërtesa u shemben dhe banorët e kaluan natën të panikosur në rrugë.

“Kamionë plot me kufoma po mbërrijnë këtu çdo minutë,” tha një mjek në spitalin e Heratit, duke shtuar se “morgu ynë ka tejkaluar kapacitetin e tij”.

Madje, një zyrtar taleban ka thënë se kanë arritur në disa fshatra për herë të parë që nga tërmeti i së hënës, ndërsa ka ende zona që janë krejtësisht të paarritshme.

Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçanërisht në vargmalin indokinez, por, siç vë në dukje Guardian, talebanët nuk kanë përvojë në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

Vendi është tashmë në grahmat e një krize të rëndë humanitare, me tërheqjen e ndihmës së huaj pas kthimit të talebanëve në pushtet në vitin 2021 që ka një ndikim serioz në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Exit mobile version