0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, brenda dhjetë muajve mbi 1 mijë e 300 çifte i dhanë fund martesës së tyre

- Advertisement -

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–tetor 2025 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 341 shkurorëzime, duke treguar një nivel të konsiderueshëm të çifteve që i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Vetëm gjatë muajit tetor janë regjistruar 158 raste të shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë. Krahasuar me muajin shtator, ky numër paraqet një rritje prej 18.8 për qind të çifteve të shkurorëzuara.

“Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin tetor janë 158 raste, krahasuar me muajin shtator kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për 18.8 %”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të ngjashme

Të fundit