18.6 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë, 19 për shtatë muaj

- Advertisement -

Numri i rasteve me HIV është në rritje në Kosovë.

Shifrat në repartin e Klinikës Infektive flasin për një gjendje siç thotë ky institiucion, brengosëse.

Shefi i repartit Murat Mehmeti, thotë se rritja e rasteve është shqetësuese dhe mund të tejkalojë shifrat e vitit të kaluar.

“Gjatë shtatë mujorit të këtij viti deri më tani në kliniken infektive ku ne punojmë dhe merremi me pacientët që kanë të bëjnë me HIV infeksion përkatësisht me trajtimin e tyre janë regjistruar gjithsej 19 raste dmth realisht kemi një rritje të numrit të rasteve krahasuar me vitin e kalum edhe me vitet paraparake nese flasim për vitin e kalum kemi pas 29 raste gjithësej po flasim për tërë rastin ndërkohë që vetëm deri me tani kemi 19 raste të reja dhe kjo është brengosese për shkak që deri në fund të vitit do të kemi një numër shumë më të madh”, thotë Murat Mehmeti – shef i repartit në Klinikën Infektive.

Edhe pse aktualisht në Klinikë ndodhet vetëm një pacient, mbi 100 persona në gjithë vendin janë nën mbikëqyrje dhe trajtim.

“Për momentin në klinik e kemi të shtruar ose në trajtim vetëm një pacient, ndërkohë nese flasim për numrin e përgjithsëm të pacientëvë ne Kosov që janë nën mbikqyrjën tonë themi ashtu ky numër është dikun rreth 105”, thotë Mehmeti.

Nga qershori i vitit të kaluar, qytetarët në Kosovë kanë qasje edhe në një terapi parandaluese për HIV-in, të quajtur PrEP( Profilaksia para ekspozimit) Kjo, falë një pune shumëvjeçare nga organizatat që punojnë me komunitetet më të ndjeshme.

Kështu thotë Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për zhvillimin e grupeve sociale.

“PrEPi ka fillu me u dhanë për qytetarët prej qershorir të vitit të kalum pas një pune 7-8vjeqarë e angazhimit tonë për me sjell kët lloj terapie parandaluese në Kosovë”, tregon Nuhiu.

Sipas tij, furnizimi me këtë terapi është i garantuar deri në fund të vitit 2027 nga donatorë ndërkombëtarë, ndërsa pas kësaj periudhe, përgjegjësinë do ta marrë Ministria e Shëndetësisë.

“Sasia e terapisë është e garantuar deri në fund të vitit 2027, falë një donacioni ndërkombëtar. Më pas, përgjegjësinë pritet ta marrë Ministria e Shëndetësisë”, thotë Nuhiu.

Ndërkaq, sipas doktorit Murat Mehmeti, grupmosha që po preket më së shumti nga infeksioni është ajo e të rinjve kryesisht personat mes moshës 20 deri në 30 vjeç. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit