-8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Rritet numri i ndërtesave banesore në Kosovë

- Advertisement -

Numri i ndërtesave banesore në Kosovë është rritur 43% krahasuar me vitin 2011. Sipas ekonomistëve më së shumti banesa blejnë qytetarët nga diaspora. Por nga Agjensionet e Patundshmërisë thonë se qytetarët po investojnë paratë e tyre në ndërtesa banesore.

Banorë ka më pak, por në Kosovë është shtuar dukshëm numri i banesave.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave,  në regjistrimin e fundit në Kosovë ishin regjistruar rreth 43% më shumë banesa.

Numri i banesave të përgjithshme në vitin 2024, sipas ASK-së del të jetë 583 mijë e 560, derisa në vitin 2011, ishte 412 mijë e 884.

Vetëm në Prishtinë numërohen mbi 85 mijë banesa.

“Numri i banesave të përgjithshme është rritur shumë krahasuar me vitin 2011  me 43.1% ndërsa atyre të zakonshme për 35%. Kjo lë që të kuptojmë se ndërtimi në Kosovë ka pas një ngritje shumë të madh, masive, krahasuar me vitin 2011”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati.

E kjo rritje sipas Burim Halilit, i cili përfaqëson njërën nga agjensionet e patundshmërisë në Kosovë ka ndodhur për disa arsye.

“Sa i përket shtimit të banesave ka ndodhur gradualisht, për shkak të faktit që qytetarët e kanë kuptuar që është e rëndësishme investimi në patundshmëri,  dhe blerja e një prone është ajo që rritë kapitalin e një qytetari”, tha Haliti.

Në këto statisikta, ka pasur ndik edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës.

“Kemi pas rast kur kanë jetu në shtëpia edhe me axhallarë, e ajo më nuk ekziston, por 99% të rasteve as me prindërit e vet. Kështu që njerëzit po dëshirojnë me pas edhe një liri banimi”, tha ai.

Kurse sipas ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, diaspora është ajo që po blenë më së shumti banesa.

“Ka një hov të zhvillimit të tyre si biznes  dhe unë mendoj që janë dy faktor, edhe pse ndoshta  duhet të kemi parasysh që ne kemi edhe diasporë të fuqishme, që ata në fakt i blejnë  nuk do të thotë që janë rezident në fakt”, tha Kadrijaj.

Ndërkohë, krahas rritjes së numrit të banesave është rritur edhe numri i banesave të zbrazëta.

Në 2024 janë regjistruar 182 mijë e 849 banesa të zbrazëta, krahasuar me 99 mijë e 808 të tilla sa ishin në vitin 2011.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit