35.4 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Rritet ndjeshëm deficiti tregtar në maj 2025: Eksportet 81 milionë, importet mbi 604 milionë euro

- Advertisement -

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024.

Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar ka arritur vlerën prej 523,4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21,5% krahasuar me majin e vitit 2024, kur deficiti ishte 430,6 milionë euro.

Gjatë këtij muaji, eksportet arritën vlerën 81,4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 0,5%, ndërsa importet u rritën me 17,1%, duke kapur vlerën 604,7 milionë euro. Si rezultat, mbulueshmëria e importit nga eksporti ishte vetëm 13,5%, shkruan Demokracia.com.

Çka po eksporton dhe importon Kosova?

Eksportet dominohen nga këto grupe të mallrave:

Metale bazë dhe artikuj prej tyre – 24,4%

Plastika, goma dhe artikuj përkatës – 14,7%

Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan – 13,1%

Artikuj të ndryshëm të prodhuar – 9,9%

Tekstile dhe artikuj nga tekstili – 8,2%

Ndërsa importet më të larta ishin nga:

Makineri, pajisje mekanike dhe elektrike – 13,0%

Mjete të transportit – 12,6%

Ushqime, pije dhe duhan – 12,3%

Metale bazë dhe artikuj prej tyre – 11,0%

Produkte minerale – 9,9%

Tregtia me BE-në dhe CEFTA-n

Kosova vazhdon të ketë shkëmbime më të mëdha tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, ku eksportet në BE arritën 29,0 milionë euro (35,6% e eksporteve totale), me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë ishin:

Gjermania – 12,5%

Italia – 3,5%

Holanda – 3,1%

Imported nga BE-ja ishin 265,1 milionë euro (43,8% e importeve), me rritje prej 13,0%, kryesisht nga:

Gjermania – 14,6%

Italia – 5,1%

Polonia – 5,1%

Ndërkohë, eksportet në vendet e CEFTA-s shënuan rënie prej 13,0%, duke arritur në 34,5 milionë euro, përkatësisht 42,5% të eksporteve totale. Partnerët kryesorë ishin:

Maqedonia e Veriut – 14,8%

Shqipëria – 13,6%

Mali i Zi – 6,5%

Serbia – 6,1%

Importet nga CEFTA kapën vlerën 69,6 milionë euro, me një rritje prej 3,3%, ku dominojnë:

Maqedonia e Veriut – 3,7%

Serbia – 3,4%

Shqipëria – 3,3%

Tregtia me vendet tjera të botës

Eksportet jashtë BE-së dhe CEFTA-s arritën 17,9 milionë euro (21,9% e totalit), me Zvicrën (11,3%) dhe Turqinë (4,1%) si partnerë kryesorë. Importet nga këto vende ishin 270,0 milionë euro (44,6% e totalit), me pjesëmarrje dominuese nga:

Turqia – 14,4%

Kina – 12,1%/.

Eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,0 milion Euro, ose rreth 35,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,5%), Italia (3,5), Holanda (3,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 265,1 milion Euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,0%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Italia (5,1%), Polonia (5,1%), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 34,5 milion Euro, ose 42,5% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-13,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (14,8%), Shqipëria (13,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (6,1%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milion Euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%).

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,9 milion Euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,3%) dhe Turqia (4,1%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 270,0 milion Euro, ose 44,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,4%) dhe Kina (12,1%).

Të ngjashme

Të fundit