10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Rritet kostoja e jetesës në Kosovë, shtrenjtohen produktet ushqimore dhe të ndërtimit

- Advertisement -

Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti.

Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi në çmime është me i lartë për 1.4 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”.

Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%) dhe buka dhe drithërat (0,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK”.

Në këtë raport, ASK ka dhënë shifra të sakta të disa produkteve që janë shtrenjtuar.

“Buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%)”.

Shtrenjtim ka pasur edhe tek rrobat, pijet dhe biletat.

“…biletat e fluturimeve (26,3%), kafja, çaji dhe kakao (8,9%), pushime të organizuara (7,5%), peshqit (6,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (4,9%), veshje (4,5%), pijet alkoolike (4,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,7%), shërbimet financiare (3,7%), kujdesi personal (3,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,2%)”.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perimet (-7,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,3%) dhe blerja e automjeteve (-3,2%), me një ndikim prej -0,8 për qind në IHÇK.

Po ashtu ka shënuar rritje edhe kostoja e ndërtimit

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3,2% në TM2 2024, krahasuar me TM1 2024. Ndërkaq, krahasuar TM2 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2023), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3,9%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,2% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e parë (TM1 2024). Rritje kishte te pagat (8,4%), energjia (4,4%), transporti (3,6%), makineritë (1,4%) dhe materialet (1,0%). Kurse rënie kishte te kostot e tjera (-0,3%)”.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,9% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e dytë (TM2 2023).

Rritje më të madhe kishte te pagat (16,8%), transporti (6,3%), kostot e tjera (2,4%), dhe materialet (2,0%). Ndërsa, rënie pati te energjia (-2,1%) dhe makineritë (-1,3%)./ Monitor

ndertim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit