Gazetari francez Daniel Riolo ka folur për kaosin që po ndodh në Federatën e Futbollit të Francës, ku është i përfshirë edhe presidenti i shtetit, Emmanuel Macron, i cili ka kontaktuar Michel Platinin për ta pyetur nëse ai dëshiron të marrë pozitën drejtuese në futboll atje.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet, së fundmi ka fyer Zinedine Zidanen, duke thënë se lojtari legjendar “nuk i intereson” dhe se ai mund të menaxhojë “kë të dojë”.
Pas këtyre fjalëve, ka reaguar menjëherë ylli më i madh francez Kylian Mbappe, i cili doli në mbrojtje të Zidane dhe gjithçka shkoi aq larg sa në këtë kaos u përfshi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Të dielën u vendos kontakti mes Macron dhe Platinit dhe presidenti i dërgoi një mesazh dhe e pyeti nëse dëshironte të merrte postin e presidentit të federatës”.
“Mendoj se Platini dëshiron që ne të vijmë ta marrim, ta thërrasim dhe ta kthejmë në federatë dhe pikërisht për këtë Macron e mori këtë hap. Politikanët e tjerë do ta mbështesin në çdo gjë”, ka thënë gazetari Daniel Riolo.
Platini është një nga legjendat më të mëdha të futbollit në Francë.
Ai është fitues i tre Topave të Artë, si dhe njihet si kreu i UEFA-s dhe largimi nga ai post për shkak të korrupsionit, pas së cilës u tërhoq nga futbolli.